Arrestimi i pronarit të “shkollës online” në Gjilan, detaje të reja për operacionin policor

Aktuale

Arrestimi i pronarit të “shkollës online” në Gjilan, detaje të reja për operacionin policor

Më: 29 mars 2024 Në ora: 12:28
Driton Ajeti

Dokumente, bizhuteri, një veturë e dy pasaporta janë konfiskuar gjatë një bastisje të Policisë së Kosovës në pronat e Driton Ajetit, pronarit të një “shkolle online” në Gjilan të enjten, tha Policia e Kosovës.

Në raportin 24-orësh të premten, Policia bëri të ditur se gjatë kontrollit në pronat e Ajetit janë konfiskuar edhe disa pajisje elektronike dhe një telefon celular.

“Gjatë kontrollit te i njëjti i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: disa dokumente, disa stoli-bizhuteri të dyshuara, disa paisje elektronike, një veturë, dy pasaporta  dhe një telefon celular”, thuhet në raportin policor.

Gazeta raportoi për arrestimin e Ajetit, pronarit të platformës private “Shkolla Shqipe”.

Ajeti u arrestua nën dyshimin për mashtrim, tha prokurori Agron Uka.

Uka, tha se hetimet ndaj Ajetit mund të zgjerohen në drejtim të veprave të tjera penale, si zhvatja apo ndonjë tjetër.

“Ai u arrestua para pak çastesh, derisa dyshohet për veprën penale të mashtrimit. Gjithsesi, priten ekspertiza të tjera, duke thënë që nuk mund të thuhet tutje për akuza të reja potenciale, pra zhvatje ose ndonjë tjetër”, tha Uka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat