Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit

Aktuale

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 08:28
Ilustrim

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit me datën 5 Dhjetor shënohet në gjithë botën.

Sikurse në vendet e tjera edhe në Kosovë për këtë ditë do të parashihen një varg aktivitetesh vullnetare në ruajtjen dhe pastrimin e ambientit, por edhe në përkujdesjen ndaj personave që kanë nevojë, të cilët janë kryesisht pleq.

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit  është ditë e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme OKB-së më vitin 1985, dhe u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve të shumtë anembanë botës, të cilët sakrifikojnë interesat e tyre personale, në interes të shoqërisë dhe komunitetit.

Shteti i Kosovës ka rininë më të re në Europë, ky potencial i krijon Kosovës kushte të mjaftueshme për format e organizimit të të rinjve për punë vullnetare.

Vullnetarizmi është shprehje e lirisë individuale për një interes më të gjerë kolektiv që paraqet aktin më human të një shoqërie dhe ndikon dukshëm në përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve.

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka kënaqësinë të ju ftojë të merrni pjesë në  ngjarjen për shënimin e ditës ndërkombëtare të vullnetarizmit në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i vullnetarizmit dhe qytetarisë aktive në Kosovë, që do të mbahet në Shtëpinë e Rinisë në Gjilan.

Fjalët hyrëse do të bëhen nga Shpend Emini, Drejtor Ekzekutiv, Instituti D4D dhe Ruairí O\’Connell, Ambasador, Ambasada Britaneze në Prishtinë.

Në këtë ngjarje do te prezantohet inkubatori për qytetari aktive, mënyrat e anëtarësimit dhe në të njëjtën kohë do të shpallen fituesit e raundit të parë të granteve të vogla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat