Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, tregon ky sondazh ndërkombëtar nga kompania gjermane

Aktuale

Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, tregon ky sondazh ndërkombëtar nga kompania gjermane

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 21:41
Avdullah Hoti, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Kompania hulumtuese gjermane SDR ka kryer një sondazh për zgjedhjet në Kosovë.

Në pyetjen drejtuar të anketuarve se “Cilin nga kandidatët për kryeministër e konsideroni si të ndershëm dhe të besueshëm?”, sipas këtij sondazhi del se Avdullah Hoti konsiderohet më i ndershmi dhe më besueshmi me 27.30% respektivisht 30.12%, i dyti është Albin Kurti me 25.30% dhe 24.10%, ndërsa i treti është Ramush Haradinaj me 21.90% dhe 19.10%.

Image

Ndërsa në pyetjen se ‘Kush mendoni që do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës’, i pari është Avdullah Hoti me 40.4%, i dyti Ramush Haradinaj me 34.2% dhe i treti Albin Kurti me 25.4%.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat