Ky është urimi i Hoxhës për Bajram

Aktuale

Ky është urimi i Hoxhës për Bajram

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 14:01
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha i ka uruar festën e Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë.

“Me rastin e Kurban Bajramit, të gjithë besimtarëve mysliman, brenda dhe jashtë vendi, ua uroj Festën me dëshirat më të mira për shëndet, paqe e begati në familjet Tuaja”.

“Festa e Kurban Bajramit, është festë që na kthen te burimet themelore të mirësisë, përkushtimit dhe mirëkuptimit, mesazhet thelbësore për secilin njeri- sakrifica.Adhurimi i Zotit, ndjenja e thellë e respektit për krijuesin, na fuqizon vullnetin për punë të dobishme dhe të vlershme për të tjerët, për solidaritetin dhe dashurinë në mes njerëzve dhe popujve.Me fat Kurban Bajrami!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat