Haradinaj thotë se Kuvendi i Kosovës do të zgjidhë çështje jetike

Aktuale

Haradinaj thotë se Kuvendi i Kosovës do të zgjidhë çështje jetike

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 15:57
Ramush Haradinaj

I nominuari i PANA për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë se konstituimi i Kuvendit të Kosovës është lajm i mirë për vendin.

“Për më tepër është një zhvillim pozitiv në përmbylljen e procesit të krijimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, të dala nga zgjedhjet e qershorit 2017”, ka thënë Haradinaj.

“Unë besoj fuqishëm që Parlamenti i Kosovës, do të jetë një arenë debatesh dhe ballafaqimi të argumentuar, ndërmjet shumicës parlamentare dhe opozitës”.

“Poashtu jam i bindur se Parlamenti i Kosovës, do të jetë institucioni që do të luaj rol vendimtar në zgjidhjen e çështjeve jetike për vendin, duke shpresuar se deputetët do të jenë unik, posaçërisht në temat e interesit nacional shtetëror”, ka shtuar ai.

Haradinaj ka uruar kryetarin dhe nënkryetarët e ri të Kuvendit ku ka thënë se është i bindur që puna dhe përgjegjësitë e tyre do të jenë në përputhje të plotë më demkracinë parlamentare në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat