Ish-deputeti i LDK-së u çon porosi atyre që konfrontojnë flamujt shqiptarë

Aktuale

Ish-deputeti i LDK-së u çon porosi atyre që konfrontojnë flamujt shqiptarë

Nga: A.Zh Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 12:03
Falmuri kombëtar dhe ai i Kosovës

Muhamet Mustafa, ish-deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas debatit për flamujt e vendosur tek Rrethi në Prishtinë.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se disa persona po duan armiqësimin e flamurit shtetëror të Kosovës me flamurin kombëtar të shqiptarëve, përcjell Bota sot.

Sipas tij, shqiptarët e Kosovës kanë vend në zemrën e tyre për të dy flamujt.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

ATYRE QE KONFRONTOJNË FLAMUJTË DERI NE PAFUNDËSI

Disa janë çue peshë , thuaja se kemi vetëm një problem : Armiqësimin e flamurit shtetëror të Kosovës me flamurin kombëtar të shqiptarëve, duke cytur ndjeksit e zjarrtë të këtyre opcioneve gjoja antagonistike! Shtetndërtimi i Kosovës është shumë specifik dhe gjithnjë e ka gjetur frymzimin dhe simbolikën tek flamuri kuq e zi , flamuri I sjhqiptarëve! Megjithatë rrethanat gjeopolitke kanë imponue që të kemi edhe shtetin e dytë shqiptarë dhe jo një të vetëm , dhe ky shtet i dytë – Kosova, i shpallur me mbështetje e bashkerendim me faktorët kyç ndërkombëtar, ka simbolet e veta. Dhe tash çfarë duhet të bëjmë ? Të konfrontojmë flamujt deri në pafundësi, ta bëjmë tym e mjegull Kosovën, të ndahmi, shahemi e rrahemi kush cilin flamur kush po e do ? Disa zhvillojnë debate teorike te skematizuara duke u munduar që këtë situaten tone, me shumë specifka, ta vendosim në një kallup, frigohem pa sukses. Pa sukses sepse ne edhe me këtë situatë jami pak a shumë “sui generis” dhe konfrontimi i sfrocuar për këtë çështje është më së paku i nevojshëm. Koha do ta tregojë se si do të zhvillohen gjërat, por deri athere , tolerance durim , dhe ju lutem mos i konfrontoni flamujt, sepse shqiptarët e Kosovës kanë vend në zemren e tyre për të dy flamujtë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat