Revista e KFOR-i mbushi 15 vjet

Aktuale

Revista e KFOR-i mbushi 15 vjet

Më: 5 maj 2018 Në ora: 15:46
Revista e KFOR-i mbushi 15 vjet

Është shënuar 15 vjetori i revistës së KFOR-it për të rijnë Four You. Komandanti i KFOR-it gjeneral major, Salvatore Cuoci duke uruar për 15 vjetorin e revistës, theksoi se përvjetorët janë të mirë për ta parë punën e bërë deri tani.

Cuoci tha se revista është themeluar për të promovuar tolerancën ndëretnike dhe të mirat që dalin nga toleranca dhe paqja.

Ai me tutje shtoi se 15 vitet e fundit kanë shënuar një ngritje të zhvillimit të revistës sepse fëmijët janë e ardhmja e vendit.

Sipas tij, kjo është revista e parë që botohet në dy gjuhë shqip dhe serbisht. Edhe në të ardhmen tha Couci, kjo revistë do të vazhdojë të promovojë vlerat e të rinjë jo nga përkatësia e tyre por nga vlerat që kanë.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi, e ka quajtur këtë revistë unike për vendin pasi po kryen një mision fisnik duke promovuar vlerat e bashkëpunimit të nxënësve pa dallim etnie.

Kryeredaktorja e revistës Four You, Leonora Shabani-Nikqi tha se ishte qershori i vitit 2002 kur lindi ideja për një revistë për të rinjë pa dallime etnike. Sipas saj, edhe emri ‘Për ju”, ishte i natyrshëm dhe dalja e numrit të parë ishte emocionues për stafin e revistës.

Ajo tha se duket që nuk kanë dal keq meqë tanimë po festojnë 15 vjetorin e themelimit dhe se ky është një tregues për suksesin e tyre.

Me rastin e 15 vjetorin e kësaj reviste janë ndarë edhe disa shpërblime nga kuizi i organizuar nga revista Four You, ku u ndanë disa biçikleta, llaptopa dhe smart phona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat