Abdullahu: Ibrahim Rugova me ato që bëri dhe s’bëri u kthye në ide dhe koncept

Aktuale

Abdullahu: Ibrahim Rugova me ato që bëri dhe s’bëri u kthye në ide dhe koncept

Më: 24 maj 2018 Në ora: 18:49
Faton Abdullahu

“Rugovizmi ngërthen në vete ide dhe koncept shtetndërtues” – ka thënë këshilltari i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosoëvs, Faton Abdullahu.

Në Info Magazine ai ka deklaruar se me kalimin e kohës shumë njerëz kanë ndërruar bindje për Rugovën, por edhe kanë nisur ta imitojnë, gjë të cilën ai s’e sheh si diçka të keqe.

“Unë i shoh si diçka pozitive, si ndërrimin e qëndrimit të Ismail Kadaresë ashtu edhe të Hashim Thaçit në raport me Ibrahim Rugovën. Presidenti Rugova falë asaj që ka bërë dhe asaj që ka abstenuar të bëjë ka krijuar Rugovizmin – që ngërthen në vete ide dhe koncept shtetndërtues”.

“Edhe kur flasim për njerëz që e imitojnë ose që duan të bëhen si ai, flasim për këtë koncept. Duhen rrethana të jashtëzakonshme ta sjellin dikë që falë ideve të tij arrin të kthehet në koncept. Tash i ndjeri nuk është thjesht President dhe ish-Kryetar i LDK-së, por shumë më shumë”.

“Nëse dikush e imiton atë, e bën për ta përmbyllur shtetndërtimin, për të ruajtur raportet me ndërkombëtarët. Ishte prirja e Rugovës që vullnetin tonë politik, që kishte majtizëm, ta riformulonte dhe afronte me botën perëndimore”.

“Me faktin që Rugova më nuk është vetëm i LDK-së u jep të drejtë të tjerëve që ta vlerësojnë. Ta respektosh atë sot, siç po e bëjnë të gjithë, është ta respektosh njeriun më meritor për pavarësinë e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat