Demi: Pas ministrave dhe zëvendësministrave, tash qeveria fillon me koordinatore

Aktuale

Demi: Pas ministrave dhe zëvendësministrave, tash qeveria fillon me koordinatore

Nga: N.A Më: 29 maj 2018 Në ora: 16:14
Qeveria Haradinaj

Agron Demi nga instituti GAP përmasë një statusi ne facebook ka shkruar rreth emërimit të ri të koordinatorve në qeverinë HAradionaj

Demi ka theksuar se pasi u tejngop administrata shtetërore me ministra, zëvendësministra, agjenci...tash Qeveria Haradinaj e ka nis një rend të ri të pozitave të larta shtetërore: atë të KOORDINATORËVE.

Tutje Demi ka shtuar se tash kjo praktikë nuk ndalet deri sa të emërohet nga një koordinator për secilën fushë

Më poshtë mund të lexoni statsin e plotë:

Pasi u tejngop administrata shtetërore me ministra, zëvendësministra, agjenci...tash Qeveria Haradinaj e ka nis nje rend të ri të pozitave të larta shtetërore: atë të KOORDINATORËVE.

Koordinator që emërohen në pozita që do të duhej të mbuloheshin nga ministrat ose nga zëvendësministrat.

Pas emërimit të Koordinatorit për Çështjet e Rinisë dhe Koordinatorit Nacional për Administratë Shtetërore, sot qenkan emëru edhe Koordinatori për Ndryshime Klimatike dhe Koordinatori për Kulturë, Rini dhe Sport. Tash kjo nuk ndalet deri sa të emërohet nga një koordinator për secilën fushë.

Koxha injorant duhet me qenë e mos me u ba nervoz me këtë kërdi që është ka bahet në taksat tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat