Deputetja e LDK-së a këtë paralajmërim për mësimdhënësit e viteve të ‘90-ta

Aktuale

Deputetja e LDK-së a këtë paralajmërim për mësimdhënësit e viteve të ‘90-ta

Nga: A.M. Më: 8 qershor 2018 Në ora: 10:11
Valentina Bunjaku Rexhepi

Deputetja e Lidhjes Demokratik të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi ka kujtuar rezistencën e arsimit shqip në vitet e 90- ta ose ndryshe si e ka quajtur ajo rezistencë Rugoviste.

Për më shumë ajo në postimin e saj në Facebook ka folur për këtë periudhe, si dhe për kontributin e dhënë si anëtare e Komisionit për Arsim  në Kuvendin e Kosovës për të ndihmuar që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të përfundojë ligjin për mësimdhënësit e viteve të 90-ta.

Po ashtu, ka thënë se “përkundër problemeve të mëdha buxhetore, dhe zërave se ky ligj mund të ketë implikime buxhetore unë dua të shpreh mbështetjen dhe të kërkojë mirëkuptimin e të gjithë faktorëve relevantë të shoqërisë kosovare, se ky ligj duhet të aprovohet dhe të jetësohet, gjithnjë në vlerësimin e punës së atyre burrave dhe grave që mbajtën gjallë kauzën e arsimit si armën kryesore të kauzës kombëtare në ato vite”.

Postimi i plotë:

Rezistenca e arsimit shqip në vitet e 90- ta ose një rezistencë Rugoviste e veçantë shembull në botë për popujt liridashes !

Arsimi shqip në vitet e 90-ta, s’do mend se ishte nga shtyllat kryesore të rezistencës së popullit të Kosovës për Liri Pavarësi dhe demokraci, dhe si i tillë ende sot e gjithë ditën shoqëria kosovare nuk i ka dhënë vendin e merituar kësaj rezistence e cila për mendimin tim, në esencë është rezistencë paqësore- rugoviste.

Një sistem i tërë paralel i ngritur në mbijetesën e popullit të Kosovës, shkolla shqipe në vitet e 90-ta në veçanti punonjës e arsimit sikur dhe familjarët që rrezikun jetën e tyre duke lëshuar shtëpitë në shkolla, ka bërë qe populli i Kosovës të ketë shtyllën kryesore të qëndresës së vetë për të derivuar më pas edhe rezistencën në degë të tjera deri në atë të armatosur të UÇK-së, e cila filloi luftën e armatosur për çlirimin e vendit.

Si mund të mendohet rezistenca e jonë, mbështetja ndërkombëtare për Kosovën në ato vite të vështira pa organizimin e shkollës shqipe. Edhe pesimistët më të mëdhenj e besojnë dhe e pranojnë se arsimi shqip në vitet e okupimit ka determinuar qëndresën dhe mobilizimin e përgjithshëm të popullit për të qëndruar në trojet e veta përkundër represionit dhe dhunës së pushtetit serb të instaluar në Kosovë.

Unë jam shumë e lumtur, që në cilësinë e deputetes së Parlamentit të Kosovës dhe të Komisionit për Arsim, kam dhënë kontributin për të ndihmuar që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të përfundojë ligjin për mësimdhënësit e viteve të 90-ta, i cili shumë shpejt pritet të kalojë edhe procedurat e tjera në Kuvend.

Përkundër problemeve të mëdha buxhetore, dhe zërave se ky ligj mund të ketë implikime buxhetore , unë dua të shpreh mbështetjen dhe të kërkojë mirëkuptimin e të gjithë faktorëve relevantë të shoqërisë kosovare, se ky ligj duhet të aprovohet dhe të jetësohet, gjithnjë në vlerësimin e punës së atyre burrave dhe grave që mbajtën gjallë kauzën e arsimit si armën kryesore të kauzës kombëtare në ato vite .

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, janë rreth 22 mijë mësimdhënës të asaj kohe në të gjitha nivelet, dhe rreth 3 mijë e 200 pronarë që kanë liruar shtëpitë e tyre, dhe një numër i madh kontribues të tjerë që kanë dhënë kontributin e tyre për të mbajtur gjallë arsimin shqip në ketë periudhë.

Si deputete e Parlamentit të Kosovës unë radhitem nga ata qytetarë të vendit që: Vitet e 90-ta i konsiderojmë si vitet me të shenjta të arsimit shqip, vite kur po vihej në pikëpyetje çdo gjë shqipe në Kosovë.

Mësimdhënësit mbeten luftëtarët e parë që nisen të vënë themelet e para për shtetësinë e Kosovës. Dhe kjo rezistencë paqësore sikur pasqyron më së miri tharmin dhe frymën e një lëvizjes pacifiste qe ndërtoi dhe mbarështoi ideatori saj presidenti Ibrahim Rugova.

Të njohësh meritat e arsimit shqip të viteve të 90-ta është te rikonfirmosh edhe vlerat dhe flijimin sublim që bënë më pas ushtarët dhe heronjtë e UÇK-së, pa vlerat e të cilëve sot s’do jetonim të lirë në këtë nën qiell të bukur të lirisë së Republikës së Kosoves !!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat