Krasniqi: Kryeministri të kërkojë mocion të votëbesimit në Kuvend për të verifikuar legjitimitetin

Aktuale

Krasniqi: Kryeministri të kërkojë mocion të votëbesimit në Kuvend për të verifikuar legjitimitetin

Nga: N.A Më: 8 qershor 2018 Në ora: 15:51
Qeveria Haradinaj

Albert Kransiqi nga KDI, përmes një postimi në facebook ka theksuar se qeveria aktuale nuk ka legjitimitet për të vazhduar tutje

Kranisiq ka shkruar se kjo qeveri nuk gëzon më shumë se 20 % të përkrahjes qytetare

Kransiqi ka theksuar se presidenti ka në diskrecion t’i jap të drejtën një kandidati tjetër për të formuar Qeverinë e re, dhe në rast të ardhjes se një kryeministri tjetër ai ka shumë punë për ti realizuar

Më poshtë mund të lexoni stastuin e plotë:

Qeveria aktuale ka kohë që ka humbur përkrahjen e shumicës parlamentare dhe nuk gëzon më shumë se 20% të përkrahjes qytetare. Në këto rrethana, nuk ka legjitimitet për të vazhduar më tutje.

Kryeministri duhet të kërkojë mocion të votëbesimit në Kuvend për të verifikuar legjitimitetin. Nëse nuk merr mbështetjen e të paktën 61 deputetëve, Qeveria konsiderohet në dorëheqje dhe Presidenti ka në diskrecion t’i jap të drejtën një kandidati tjetër për të formuar Qeverinë e re. Shumica parlamentare duhet të gjendet brenda legjislaturës ekzistuese.

Qeveria e re duhet të përgatisë vendin për zgjedhje dhe të:

1) Shuaj ministritë që u themeluan për të akomoduar partnerët e këtij koalicioni, dhe të këtë vetëm nga një zëvendësministër për ministri. Në këtë drejtim duhet të miratohet edhe Ligji për Qeverinë që shkurton dhe kufizon numrin e ministrive;
2) Mbikëqyrë përmbushjen e plotë të gjitha kritereve për liberalizim të vizave;
3) Përmbyllë procesin e dialogut me Serbinë, me një platformë të qartë dhe ekip të mandatuar nga Kuvendi. Vlerësimi i zbatimit të marrëveshjeve të arritura është i domosdoshëm paraprakisht;
4) Përfundojë reformën zgjedhore, përfshirë financimin e subjekteve politike, dhe ndryshimet Kushtetuese për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe nominimit të mandatarit për formimin e Qeverisë;
5) Përgatisë të gjithë infrastrukturën ligjore për transformimin e FSK-së;
6) Largojë nga skemat pensionale dhe të asistencës sociale të gjithë personat që përfitojnë në baza jomeritore dhe për qëllime klienteliste;
7) Rishikojë kontratën për “Termocentralin Kosova e Re”;
8) Mos ndërhyjë në hetimin e prokurorisë për pagesën shtesë për autostradën “Arbën Xhaferi”.

Kështu jemi më të përgatitur për zgjedhje të reja dhe përmbyllim disa procese që janë të rëndësishme për këtë kohë.

Qeveria që del prej zgjedhjeve do të duhej të kishte prioritet: luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë, ndërtimin e një sistemi funksional shëndetësor, reformimin e administratës publike, dhe krijimin e kushteve për hapjen e vendeve të reja të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat