Ja komunat ku janë fryer me shumicë listat e veteranëve: 90% e burrave të Deçanit janë veteranë! - Bota Sot
Ja komunat ku janë fryer me shumicë listat e veteranëve: 90% e burrave të Deçanit janë veteranë!

Aktuale

Ja komunat ku janë fryer me shumicë listat e veteranëve: 90% e burrave të Deçanit janë veteranë!

Nga: N.Sh Më: 17 gusht 2018 Në ora: 17:19
UÇK-ja

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2017, shihet numri më i madh i listave të fryera të veteranëve në Zonën Operative të Dukagjinit, për rreth 40 përqind.

Deçani, Peja, Gjakova, Prishtina, Skëndera, Rahoveci dhe Suhareka janë komunat me anomali të statistikave, thotë profesori universitar Armend Muja.

Muja, thotë se Deçani, sipas statistikave, në kohën e luftës kishte 5543 meshkuj të aftë për luftë ndërmjet moshave 18-55 vjeç, ndërsa 4697 prej tyre janë veteran ose invalid të luftës.

Sipas tij, kjo i bie që 90% përqind e burrave të Deçanit janë bërë veteranë.

Ai thotë së në këtë komunë, ndërmjet 960-1080 ishin ushtarë, jo 4000 sa janë tani.

Ky është statusi i plotë i profesorit Muja:

Veteranet: Numri me i madh i veteraneve ne Zonen Operative te Dukagjinit (afersisht 40%). Decani, Peja, Gjakova, Prishtina, Skenderaj, Rahoveci, Suhareka jane komunat me anomali statistikore. P.sh. Decani ne kohen e luftes kishte 5543 meshkuj te afte per lufte ndermjet moshave 18-55 vjec ndersa 4697 jane veternane ose invalid. Kjo i bjen qe 90% e burrave te Decanit jane veterane. Nje menyre e kalkulimit te numrit te ushtareve eshte ne baze te probabilitetit te vrasjes ne beteje. Nje ushtar i UCK kishte probabilitet prej 7% qe te vdes ne beteje. Ne baze te probabilitetit te renies ne beteje dhe numrit te deshmoreve Decani ka pase ndermjet 960-1080 ushtare. Jo 4000.

Kjo marri duhet te ndalohet. Te merret per baze Databaza e IOM. Mashtruesit individual dhe zingjiri te publikohet, poshtrohet dhe gjykohet.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...