Pacolli i reagon qytetarit: “O dost unë kam paguar hotele edhe më shtrenjtë por me paratë e mia”

Aktuale

Pacolli i reagon qytetarit: “O dost unë kam paguar hotele edhe më shtrenjtë por me paratë e mia”

Nga: D.RR Më: 26 gusht 2018 Në ora: 09:12
Behgjet Pacolli

Në një postim të tij Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka kontestuar faturat e shpenzimeve në emër të tij të bëra nga buxheti i Kosovës.

“Po lexoj prapë për disa “shpenzime” që gjoja unë paskam bêrë gjatë mandatit të kaluar qeverisës (2011-2014). E vërteta është se unë gjatë asaj periudhe nuk i kam kushtuar asnjë cent shtetit të Kosovës. Është e vërtetë që unë kam fjetur në hotele të shtrenjëta por ato i kam paguar me paratë e mija” ka shkruar Pacolli. Ai ka shtuar se ka qindar fatura që i ka paguar me paratë e tij.

“Janë shumë qindra mija euro faktuara që janë paguar nga llogaritë e mija private në funksion të angazhimit tim për Republikën e Kosovës në cilësinë e zëvendëskryeministrit, në atë periudhë, duke mos kalkuluar shpenzimet e larta të mjetit tim të transportit. Madje, nga llogaritë e mija kam paguar në shumë raste edhe për delegacionet por edhë për njerëzit që kanë lobuar për interes të shtetit të Kosovës. Javën e ardhshme do të qartësohet qdo gjë edhe pse zonjen Jeta Xharra e kam ftuar të shkoj në Kryeministri për ti mar të dhënat e çdo pagese ( nese ka ndonjë)që shteti ka bërë për mua dhe të distancohet nga dokumentacionet e manipuluara. Kjo do të ishte e drejtë dhe gazetarishtë korrekte” ka shkruar Pacolli.

Ndër tjera, Pacolli i ka reaguar një komentuesi në faqen e tij zyrtare në komente, pasi ky i fundit i kishte shkruar se “po asnjëherë nuk ishe kon gabim ti bre”.

Replika e Pacollit në atë koment ka qenë “O dost une kam paguar hotele edhe më shtrenjtë por me paratë e mia”, përcjell “Bota sot”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat