Ish-mjeku i UÇK-së, “shuplakë” të fortë Hashim Thaçit

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së, “shuplakë” të fortë Hashim Thaçit

Nga: N. Sh Më: 28 gusht 2018 Në ora: 13:59
Hashim Thaçi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi thotë se është pikëlluese për Hashim Thaçin, i cili edhe pas dy dekadash në krye të PDK-së, nuk është në gjendje që karrierën e tij politike ta bazoj në kualitete personale dhe të vullnetit e sovranit, por për intriga, për të cilat haraçin e paguan Kosova dhe populli.

“Është e pikëllueshme për një lider si Hashim Thaçi që edhe pas dy dekadash në krye të një subjekti të madh politik, të mos jetë në gjendje që karrierën e tij politike ta bazojë në kualitete personale dhe në vullnetin e sovranit, por në akrobacionet dhe intrigat nga më të ndryshmet, për të cilat haraçin e paguan Kosova dhe populli i saj”, shkruan Liri Loshi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat