Haradinaj i pasigurt nëse i ka votat për ekipin negociator: ‘Opozita të mos tregojë patriotizëm’ - Bota Sot
Haradinaj i pasigurt nëse i ka votat për ekipin negociator: ‘Opozita të mos tregojë patriotizëm’

Aktuale

Haradinaj i pasigurt nëse i ka votat për ekipin negociator: ‘Opozita të mos tregojë patriotizëm’

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 09:40
Ramush Haradinaj

Pak para fillimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për miratimin e ekipit negociator për dialogun me Serbinë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, para mediave ka deklaruar se Opozita duhet të jetë pjesëmarrëse në seancën për këtë rezolutë. Haradinaj në këtë deklaratë ka thënë se nuk e ka të sigurt nëse i ka votat për ekipin negociator për dialogun me Serbinë.

 “Ata kanë mujt me ardh sot edhe me marrë hisen e vet. Unë jam në komunikim me spektrin politik në vend. Kjo formulë mund të ju duket e padukura, por si të jepet zgjidhja. Si me marrë partitë pushtet në një seancë të opozitës neëse opozita s’merr pjesë në seancë për me i dhënë pikëpamjet e veta. Nuk është kjo rrugë e duhur e opozitës”, ka thënë Haradinaj para mediave.

Tutje ai është shprehur se opozita nuk tregon patriotizëm për mos-pjesëmarrje në këtë seancë.

"Mungesa e kuorumit është mosaftësi e Kosovës për me ecë këtë temë. Ne kemi krizë në Kosovë, gjendje ekonomike joaq të mirë. Kemi probleme të shumta, por po punojmë për me konsolidu Kosovën. Edhe ne jemi Kosovë në këtë rast, jo që jemi patriot më pak se ata”, ka deklaruar Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...