Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë vendosur në sallën e Kuvendit të Kosovës dhe po presin që të filloi seanca të cilën e ka thirrur opozita.
Deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi ka thënë se ata po presin që të mbahet seanca e jashtëzakonshme që përmes një rezolute ta ndalojnë Thaçin që të dialogojë me Serbinë për çështjen e territorit
Ai ka shtuar se në rast se nuk ndodh një gjë e tillë do të ketë protesta.
“Ne po bëjmë përpjekje që ta ndalojmë përmes rezolutës, nëse kjo nuk ndodh, atëherë do thërrasim protesta”, ka deklaruar Kurteshi.