Haradinaj konfirmon se seanca do të shtyhet, akuzon rëndë opozitën - Bota Sot
Haradinaj konfirmon se seanca do të shtyhet, akuzon rëndë opozitën

Aktuale

Haradinaj konfirmon se seanca do të shtyhet, akuzon rëndë opozitën

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 13:58
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe deputetë të partive në pozitë kanë hyrë në sallë të Kuvendit për të mbajtur seancën e jashtëzakonshme e paraparë që të fillojë në orën 14:00.

Veseli ka bërë thirrje deputetëve që të kthehen në sallën ku mbahen seancat plenare.

Aty shihenm deputetë të PDK-së, Nismës dhe AAK-së si dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.

Kjo seancë është thirrur nga kryeministri I Kosovës Ramush Haradinaj për të votuar përbërjen e ekipit negociator për dialog me Serbinë.

Haradinaj konfirmon se seanca do të shtyhet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar opozitën për bashkëpunim me Listën Serbe.

Në një paraqitje para mediave në oborrin e Kuvendit, Haradinaj ka thënë se opozita dhe Lista Serbe nuk po e votojnë delegacionin e Kosovës për dialog.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se seanca e thirrur nga qeveria do të shtyhet për një ditë tjetër.

“Seanca për delegacionin do të shtyhet për një ditë tjetër. Mirë do të ishte opozita me votu delegacionin, opozita dhe Lista Serbe nuk po e votojnë dhe kjo është e tëra”, ka thënë kryeministri.

Ndryshe kjo seancë po vazhdon të shtyhet që nga mëngjesi i ditës së djeshme.

Kurse gjithashtu opozita ka thirrur një seancë kunër korrigjimit të kufijve, por që edhe ajo nuk po mbahet shkaku i seancës që e ka ftuar kryeministri Haradinaj.

Dy seancat pritet të mbahen sot

Të dy seancat e thirrura për çështjen e dialogut, njëra nga Qeveria e Kosovës dhe tjetra nga opozita pritet të mbahen sot.

Burime brenda Kuvendit kanë thënë se kryetari i Kuvendit Kadri Veseli është në konsultim me partnerët për të gjetur një pajtueshmëri që të dy seancat e thirrura të mbahen sot.

“Ka kontakte edhe me opozitën, por natyrisht edhe me pozitën që këto seanca të mbahen sot”, ka thënë një burim i sigurt. 

Qeveria e Kosovës ka thirrur seancë për ta votuar Ekipin Negociues qeveritar për dialogun Kosovë – Serbi.

Ndërkaq opozita ka kërkuar seancë që të miratohet një rezolutë që ndalon këdo që të bisedohet për shkëmbim territoresh. Seanca e thirrur nga Qeveria nisi dje por ajo u shty për sot, dhe ende nuk ka filluar.

Image

Paqartësi rreth fillimit të seancës së ftuar nga qeveria

Akoma po vazhdojnë paqartësitë se kur do të fillojë seanca e ftuar nga qeveria e Kosovës, lidhur me ekipin qeveritar për dialogun me Serbinë.

Seanca e paraparë për orën 14:00 ishte shtyrë për dy orë, dhe tani në sallë janë vetëm dy deputetë të PDK-së, Xhavit Haliti e Elmi Reçica.

Seanca e koalicionit qeverisës shtyhet sërish për në orën 16

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë e koalicionit qeverisës për dje në orën 9, dhe e cila u shty më pas për sot në orën 14, është shtyrë sërish për në orën 16.

Në këtë seancë pritet që të miratohen emrat e ekipit negociator për bisedimet me Serbinë, ekip të cilit i prin Fatmir Limaj i Nismës.

Këtë seancë e kanë bojkotuar gjatë ditës së djeshme partitë opozitare, LDK, VV e PSD, por deputetja e LDK-së, Teuta Rugova, shpërfilli vendimin e partisë së saj dhe mori pjesë në seancë..

Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme (Drejtpërdrejt)

Edhe sot pritet që të vazhdojë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit e thirrur nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Seanca është thirrur për të votuar propozimet për ekipin negociator në bisedime me Serbinë.

Kjo seancë ka filluar dje në mëngjes por që nuk është arritur që të përfundojë pasi që atë e kanë bojkotuar partitë opozitare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat