Veseli jep detaje nga takimi i liderëve në Shqipëri - Bota Sot
Veseli jep detaje nga takimi i liderëve në Shqipëri

Aktuale

E premte, 16 nëntor 2018

Veseli jep detaje nga takimi i liderëve në Shqipëri

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 21:47
Kadri Veseli

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka dhënë detaje në lidhje me vizitën e përbashkët të liderëve institucionalë kosovarë të zhvilluar sot në Shqipëri.

Veseli ka bërë të ditur se Tirana zyrtare ka dhënë mbështetje të fuqishme sa i përket ballafaqimit të Kosovës në fazën finale të dialogut me Serbinë. 

”Shqipëria – pozitë e opozitë, tregoi qartazi një përkrahje të fuqishme në ballafaqimin e Kosovës me Serbinë në kuadër të dialogut. Kemi takuar përfaqësuesit e opozitës por edhe liderët institucional. Qëllimi ynë ishte që ne sa më shpejt të bëhemi bashkë”.
”Qëndrimi i tyre është ai sikurse i qytetarëve tanë kur u shpall pavarësia e Kosovës – ecja përpara e shtetit tonë sovran drejt integritetit, në të njëjtën kohë qëllimi ynë është edhe kujdesi në mënyrë të veçantë ndaj shqiptarëve kudo që janë përfshirë edhe Luginën e Preshevës”, ka thënë Veseli.

Tutje, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka theksuar se të gjithë liderët përfshirë pozitë e opozitë, janë dakorduar që të kundërshtojnë idetë e mundshme që mund të rrezikojnë shtetësinë e Kosovës, siç është ajo e themelimit të Asociacionit me kompetenca ekzekutive. 

”Kjo lëvizje do një strategji nacionale të unifikimit. Ne duhet të bashkohemi gjithsesi në ballafaqimin me Serbinë. Sigurisht ne nuk i frikësohemi këtij ballafaqimi”.
”Jemi dakorduar se Asociacioni me kompetenca ekzekutive do të jetë i papranueshëm”.
”Qëndrimi ynë është që ne duhet t’i drejtohemi zonjës Mogherini, sepse vetëm kur jemi bashkarisht,  zgjidhja e problemeve ndodh nga ne”.

”Nuk është zgjidhje nuk është rrugëtim i duhur, ato janë ankesa të cilat kanë të bëjnë me cështje të brendshme të shtetit. Nuk i ndihmojnë shumë Kosovës, por janë efektive për ego pushtetare.Jemi në rrugë të mirë, do të kemi koncencusin nacional. Krejt ajo cka na dallon aktualisht është se dikush është Pozitë e dikush Opozitë. Jemi duke komunikuar, nesër seacnë parlamentare, do të komentojnë”.
”Duhet të jemi bashkë, kjo është rruga e vetme”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test