Haradinaj në Nju Jork: Kosova e gatshme që të kontribuojë për paqen në rajon dhe botë - Bota Sot
Haradinaj në Nju Jork: Kosova e gatshme që të kontribuojë për paqen në rajon dhe botë

Aktuale

Haradinaj në Nju Jork: Kosova e gatshme që të kontribuojë për paqen në rajon dhe botë

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 15:14
Haradinaj në Nju Jork

Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që po mbahet në Nju Jork, kryeministri Ramush Haradinaj, zhvilloi një takim me zëvendës-ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco.

Në këtë takim, është biseduar për angazhimin e Kosovës në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit dhe për veprimet e ndërmarra në funksion të konsolidimit të brendshëm të vendit, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe të gjitha mekanizmave të sigurisë dhe për angazhimin e Kosovës në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. 

Kryeministri Haradinaj, e ka njoftuar Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Marocco për të arriturat në Kosovë në përmbushjen e reformave, zhvillimin ekonomik, dhe në fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit.

“Qeveria është duke punuar në fuqizimin e rendit dhe ligjit. Ne kemi institucione kredibile që mund të kontribuojnë në ruajtjen e paqes në vend dhe rajon”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar gjithashtu se fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar të vendit duke u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare, do t’i mundësojë Kosovës që të jap kontributin e saj në sigurimin e paqes së qëndrueshme.

Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco, tha se SHBA-të vlerësojnë sukseset që ka shënuar Kosova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat