Profesori ndërkombëtar tregon kush e dështoi pranimin e Kosovës në Interpol, zbulon skenarin e rrezikshëm - Bota Sot
Profesori ndërkombëtar tregon kush e dështoi pranimin e Kosovës në Interpol, zbulon skenarin e rrezikshëm

Aktuale

Profesori ndërkombëtar tregon kush e dështoi pranimin e Kosovës në Interpol, zbulon skenarin e rrezikshëm

Nga: P.R Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 17:31
Interpol

Profesori ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi, përmes një analize ka komentuar dështimin e Kosovës për tu anëtarësuar në Interpol.

Sipas tij gjelat e Beogradit e të Prishtinës e dështuan pranimin e Kosovës në Interpol, ku sipas tij, Beogradi dhe Hashim Thaçi do ta përdorin këtë dështim si argument për realizim të ndarjes së Kosovës.

Image
Enver Bytyçi

“Beogradi dhe Hashim Thaçi në Prishtinë do ta përdorin këtë dështim të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare si “argument” për realizimin e ndarjes së Kosovës. Prandaj dhe Ivica Daçiq Aleksandër Vuçiq e serbët në përgjithësi, ishin kaq të gëzuar, kaq euforikë. Ndërsa Hashim Thaçi sot u tregua i vëmendshëm. Kritikoi Serbinë për qëndrim destruktiv ndaj Kosovës. Nuk tha asnjë fjalë për dështimin e Kosovës. Por përmes Behgjet Pacollit fajësoi për këtë kryeministrin Haradinaj. Pacolli në emër të Thaçit, edhe pse vartës i Haradinajt, po kërkoi dorëheqjen e kryemi i partisë së Pacollit pa pikë përgjegjësie thoshte se “Unë e kam ditur se Kosova nuk pranohet në INTERPOL””, shkruan Bytyçi, përcjellë “Bota sot”.

Më tej, ai ka paralajmëruar edhe një skenar të rrezikshëm për Kosovën.

“Duket qartë se para votimit në Dubai është pritur me dëshirë dështimi I këtij pranimi. Eshtë bërë gati gjithashtu një skenar i rrezikshëm për vendin. Presidenti i Kosovës, ministri i Jashtëm dhe marionetat e tjera serbe në Kosovë do të bëhen zellshëm zëdhënës të politikës së Beogradit, sipas së cilës “Pa Serbinë nuk mund të bëhet asgjë” dhe me këtë do t’i imponojnë vendit zgjidhje dramatike, si ajo e ndarjes së territorit”, shkruan ndër tjerash profesor Bytyçi.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar Këtu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test