Haradinaj kërkon ‘paqe dimërore’ nga Kuvendi i Kosovës

Aktuale

Haradinaj kërkon ‘paqe dimërore’ nga Kuvendi i Kosovës

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 11:36
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar “paqe dimërore” në Kuvendin e Kosovës si dhe ka kërkuar ndihmë nga deputetët në dy aspekte.

“Serbia është mobilizuar në një narrativë të vetin dhe e shpjegon Kosovën si vend që ka dal nga binarët. Për pjesën politike e të sigurisë arsyetohet me faktin se Kosova nuk ka përmbushur pjesë të marrëveshjeve të Brukselit, AKS-në dhe e shfrytëzon masën prej 100 për qind.

Haradinaj u deklarua edhe për paralajmërimet  e NATO-s për pasoja, në rast se ndodhë transformimi i FSK-së. Ai thasë Ushtria kalon me 14 dhjetor në mënyrë të dinjitetshme.

“Krijimi i Ushtrisë të Kosovës, mandatimi javën që vjen me 14, është proces i brendshëm, vendim sovran i vendit, është në përputhje me kushtetutën tonë, e cila është një ndër më të avancuarat në botë. Aleanca e NATO-s ka peshë të madhe në vendimet e veta për Kosovën, mirëpo, Kosova është e sigurt që asnjëherë nuk do të rrezikojë marrëdhëniet me NATO-n. Kemi plotësuar kushtet bazike për të quar para me ushtrinë tonë”, tha Haradinaj.

Kryeministri u deklarua sërish edhe për taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe boshnjake.

“Ta ndërtojmë një narrativë kundër mundësisë që Kosova të bie në gabime humanitare. Mënyra të tjera nuk do të na detyrojnë ta tërheqim taksën. Dogana e Kosovës, Qeveria janë vërtet kampion të respektimit të drejtave humanitare. Nuk përjashtohet mundësia që serbët të na fajësojnë edhe për ndonjë vdekje natyrore, duke thënë  se ndodhë për shkak të taksës”, tha Kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat