Bllokohet administrata amerikane nga mosmarrëveshja mes Kongresit dhe Trump

Amerika

Bllokohet administrata amerikane nga mosmarrëveshja mes Kongresit dhe Trump

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 18:52
SHBA

SHBA-ja hyri sot në një periudhë turbullirash vetëm pak ditë nga Krishtlindjet me mbylljen e pjesshme të administratës federale për shkak të mungesës së një kompromisi mes Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë mbi financimin e një muri në kufirin meksikan të kërkuar nga Donald Trump.

Që prej orës 00:01 (05:01 GMT), disa administrata nuk do të financohen më dhe do të reduktojnë aktivitetet e tyre në ditët në vijim. Rreth 800 000 funksionarë janë pushuar përkohësisht, ndërsa për shërbimet thelbësore, janë detyruar të punojnë pa pagesë.

Parlamentarët pritet të fillojnë sot negociatat e tyre por presidenti Trump është treguar deri tani i palëkundshëm.

Ky është “shutdown” (kur një pjesë e administratës bllokohet) i tretë për këtë vit, pas dy bllokimeve në janar (tre ditë) dhe një në shkurt (katër ditë), sërish për shkak të çështjes migratore. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat