Trump mbron vendimin për të tërhequr trupat nga Siria

Amerika

Trump mbron vendimin për të tërhequr trupat nga Siria

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 17:49
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot se vendimi i tij për të nxjerrë trupat amerikane nga Siria nuk duhet të ketë surprizuar asnjë sepse ai kishte bërë fushatë kundër përfshirjes së SHBA-së në luftërat që nuk mbarojnë.

Vendimi i presidentit për të tërhequr forcat amerikane, i njoftuar më 19 dhjetor, habiti zyrtarët e lartë të administratës si dhe aleatët trupat e të cilëve janë duke luftuar në krahë të SHBA-së në një koalicion për të mundur grupin terrorist Shteti Islami.

Kjo lëvizje solli edhe dorëheqjen e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

Trump kundërshtoi në “Twitter” kritikat e të cilat ai po përballet që prej këtij vendimi, duke thënë se “çdo lider tjetër do të ishte konsideruar një hero kombëtar nëse do bënte çfarë bëri ai”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat