Një demokrat po shqyrtohet për pozitën e sekretarit amerikan të Mbrojtjes

Amerika

Një demokrat po shqyrtohet për pozitën e sekretarit amerikan të Mbrojtjes

Më: 4 janar 2019 Në ora: 15:19
Jim Webb

Gazeta New York Times raportoi se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po e shqyrton emërimin e ish-senatorit demokrat, Jim Webb, për sekretar të ardhshëm të Mbrojtjes.

Sipas raportit, zyrtarë të administratës e kanë kontaktuar Webb për mundësinë e emërimit në pozitën e shefit të Pentagonit.

Patrick Shanahan, ish-shef ekzekutiv i kompanisë së avionëve Boeing, është aktualisht ushtrues i detyrës së sekretarit të Mbrojtjes.

James Mattis ka dhënë dorëheqje nga pozita, muajin e kaluar, në shenjë proteste ndaj politikave të presidentit Trump.

Webb ka shërbyer si sekretar i Marinës nën presidentin republikan, Ronald Reagan.

Webb, 72 vjeç, është një veteran i dekoruar i luftës që ka shërbyer në Luftën e Vjetnamit.

Shtëpia e Bardhë nuk e ka komentuar raportin në New York Tines, ndërsa gazeta tha se Webb nuk i është përgjigjur kërkesës për komente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat