Trump thotë se ka gjasa të arrihet marrëveshje tregtare me Kinën - Bota Sot
Trump thotë se ka gjasa të arrihet marrëveshje tregtare me Kinën

Amerika

Trump thotë se ka gjasa të arrihet marrëveshje tregtare me Kinën

Më: 19 janar 2019 Në ora: 17:22
Presidenti i SHBA-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha sot se është bërë përparim, sa i përket arritjes së një marrëveshjeje tregtare me Kinën. Ai mohoi se e ka shqyrtuar mundësinë e heqjes së tarifave tregtare ndaj produkteve kineze.

“Gjërat janë duke shtuar shumë mirë me Kinën dhe me tregtinë”, tha Trump për gazetarët, duke shtuar se ka parë disa “raportime të rreme”, që kanë lënë të kuptohet se tarifat amerikane ndaj produkteve kineze do të hiqen, raporton Reuters.

“Nëse arrijmë marrëveshje, natyrisht se nuk do të ketë sanksione dhe nëse nuk arrijmë marrëveshje, do të ketë sanksione. Ne kemi pasur numrë të madh të takimeve dhe një marrëveshje ka gjasa të arrihet me Kinën”, tha Trump.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosura tarifa ndaj mallrave kineze, me arsyetimin se Kina ka qenë e “padrejtë” ndaj SHBA-së në tregti.

Po ashtu edhe Kina ka vënë tarifa ndaj importeve amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...