Clinton tregon nëse do të kandidojë sërish për presidente të SHBA-së

Amerika

Clinton tregon nëse do të kandidojë sërish për presidente të SHBA-së

Më: 5 mars 2019 Në ora: 11:30
Hillary Clinton

Ish-sekretarja e shtetit dhe kundërkandidatja e Donald Trump-it në zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA, Hillary Clinton, për herë të parë e hedh poshtë mundësinë e kandidimit të saj në zgjedhjet 2020, në një intervistë dhënë televizionit amerikan “Newa 12”.

“Nuk do të kandidohem, por do të vazhdoj ta mbroj atë çfarë besoj. Nuk shkoj askund. Ajo që është në lojë në vendin tonë, ajo që po ndodh në këtë moment, më brengos thellë”, ka thënë ish-sekretarja e shtetit të SHBA (në periudhën prej 2009 deri 2013).

Clinton tashmë është takuar me demokratët të cilët synojnë të hyjnë në garë për Shtëpi të Bardhë në vitin 2020.

“Çdonjërit nga ata u kam thënë se të mos e marrin këtë aq lehtë, pavarësisht se kemi një listë të gjatë të problemeve reale dhe premtimeve të cilat nuk janë përmbushur nga kjo administratë, të cilët kërkojnë të theksohen”, ka shpjeguar Clinton.

E pyetur se a mendon të marrë funksione të reja, nuk deshi të përjashtojë në mënyrë të qartë këtë mundësi.

“Mendoj se jo, mirëpo dua të jetoj në Nju Jork dhe jam shumë falënderuese që kam pasur mundësi të jem senatore për tetë vjet dhe të punoj me njerëzit nga i gjithë shteti”, ka thënë Clinton e cila është edhe ish-senatore e Nju Jorkut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat