Trump i kërkon Kongresit më shumë para kundër SIDA-s

Amerika

Trump i kërkon Kongresit më shumë para kundër SIDA-s

Më: 11 mars 2019 Në ora: 22:12
Donald Trump

Administrata e Donald Trump i kërkoi sot Kongresit amerikan një shumë të re prej 290 milionë dollarësh, për të konkretizuar angazhimin presidencial që t’i japë fund epidemisë së SIDA-s në SHBA brenda 10 viteve.

Presidenti amerikan kishte njoftuar këtë plan gjatë fjalimit mbi Unionin në Kongres më 5 shkurt.

Synimi është që të reduktohet numri i infektimeve të reja me 75% në pesë vite dhe 90% në 10 vite, në raport me rreth 38 000 infektime vjetore që është aktualisht në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat