Venezuelasit rikthehen në punë pas rikthimit të energjisë elektrike - Bota Sot
Venezuelasit rikthehen në punë pas rikthimit të energjisë elektrike

Amerika

Venezuelasit rikthehen në punë pas rikthimit të energjisë elektrike

Më: 15 mars 2019 Në ora: 22:38
Venezuelë

Shumica e banorëve në Venezuelë janë kthyer nëpër vendet e tyre të punës, pasi furnizimi me energji elektrike u rikthye pas një ndërprerjeje masive nga 7 marsi.

Në ditën e parë të rifillimit të punës, shumë vendas u dyndën në stacionet e metrosë, për të shkuar në vendet e tyre të punës.

Aktualisht, funksionimi i transportit publik në Karakas është 100%.

Ndërprerja më e rëndë e energjisë elektrike në historinë moderne të Venezuelës erdhi në kohën e tensioneve të larta mes partisë socialiste në pushtet dhe opozitës, e cila po merr mbështetjen e Uashingtonit në përpjekjen e saj për të rrëzuar presidentin, Nicolas Maduro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...