Jimmy Carter bëhet ish presidenti amerikan më jetëgjatë i gjallë - Bota Sot
Jimmy Carter bëhet ish presidenti amerikan më jetëgjatë i gjallë

Amerika

Jimmy Carter bëhet ish presidenti amerikan më jetëgjatë i gjallë

Më: 22 mars 2019 Në ora: 16:45
Jimmy Carter

Jimmy Carter ishte presidenti i parë i SHBA-së që ka lindur në spital.

Ai këtë të premte shënon një përvjetor duke u bërë ish presidenti më i vjetër që ka jetuar më së gjati, shkruan CCN.

Me 94 vjet dhe 172 ditë, Carter ka kaluar rekordin e mbajtur deri vonë nga ish presidenti, George H.W. Bush.

“Ai dhe zonja Carter dalin ecin dhe kanë ndjekur një dietë të shëndetshme përgjatë gjithë jetës së tyre”, ka thënë zëdhënësja e Carter Centre, Deanna Congiloe.

“Së bashku Presidenti dhe zonja Carter janë të përcaktuar që të përdorin ndikimin e tyre për aq sa munden për ta bërë botën më të mirë dhe miliona njerëz të varfër në botë janë mirënjohës për vendosmërinë dhe zemrën e tyre”.

Qendra nuk ka njoftuar për ndonjë festim të veçantë.

“Por ne në Carter Cente jemi thellë mirënjohës për shërbimin që ka bërë gjatë gjithë jetës që miliona njerëz të varfër në mbarë botën të përfitojnë”.

Si fitues i Çmimit Nobel për Paqe dhe tre çmimeve Grammy, ish presidenti Jimmy Carter, tani i shtohet edhe se është ish presidenti amerikan që ka jetuar më së gjati.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...