Trump: Shteti Islamik nuk kontrollon më asnjë territor në Siri

Amerika

Trump: Shteti Islamik nuk kontrollon më asnjë territor në Siri

Më: 22 mars 2019 Në ora: 19:51
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump

Presidenti Trump, paraqiti para gazetarëve një hartë të Sirisë, në kohën kur ai u zgjodh president i SHBA-ve, në të cilën me pika të kuqe shënjestroheshin vendet e shumta që mbante nën kontroll grupi militant, dhe një hartë tjetër të ditëve të sotme, e cila nuk kishte asnjë pikë të kuqe.

“Ja ku e keni hartën. Urime”, tha Trump para gazetarëve.

Megjithatë zyrtarët e Shteteve të Bashkuara i thanë agjencisë Reuters se luftimet kanë vazhduar edhe gjatë ditës së enjte ndërmjet forcave që mbështeten nga SHBA-ja dhe grupit militant të ashtuquajtur Shteti Islamik në territorin e fundit që mbajnë nën kontroll.

Forcat Demokratike Siriane (SDF) janë përleshur gjatë ditës së enjte me militantët e fshehur në rajonin Baghouz. Forcat siriane janë mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders iu tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, të premten se grupi militant nuk mban më asnjë territor nën kontroll në Siri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat