Trump paralajmëron një samit të tretë me Jong-un

Amerika

Trump paralajmëron një samit të tretë me Jong-un

Më: 11 prill 2019 Në ora: 22:05
Donald Trump foli sot për mundësinë e një samiti të tretë me liderin koreanoverior, Kim Jong-un

Presidenti amerikan, Donald Trump foli sot për mundësinë e një samiti të tretë me liderin koreanoverior, Kim Jong-un, gjashtë javë pas dështimit të takimit të tyre në Hanoi, Vietnam.

Negociatat mbi denuklearizimin e Koresë së Veriut janë në një pikë të vdekur që prej këtij takimi kokë më kokë në kryeqytetin vietnamez që përfundoi pa përparimin më të vogël konkret.

“Në samit i tretë mund të zhvillohet”, deklaroi Trump pasi priti në Zyrën Ovale homologun e tij koreanojugor, Moon Jae In.

I pyetur për gjeste të mundshme humanitare kundrejt regjimit të mbyllur që është duke u mbytur nga sanksionet e OKB-së në lidhje me programet bërthamore dhe balistike, ai nuk ka përjashtuar asgjë, por pa bërë një deklaratë të saktë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat