Studentja gjen vdekjen për ‘sherr’ të një fotografie për Instagram - Bota Sot
Studentja gjen vdekjen për ‘sherr’ të një fotografie për Instagram

Amerika

Studentja gjen vdekjen për ‘sherr’ të një fotografie për Instagram

Më: 15 prill 2019 Në ora: 14:38
Studentja Sydney Monfries

Studentja Sydney Monfries ka gjetur vdekjen derisa po tentonte të realizonte një fotografi nga kulla e orës në Universitetin e Fordham në New York.

Universiteti i Fordham ka konfirmuar vdekjen e studentes Sydney Monfries, e cila u rrëzua nga 40 metra lartësi nga kulla e orës së orës së kampusit të dielën në mëngjes.

“Është me trishtim të madh që unë ju njoftoj se Sydney Monfries, një studente në Fordham College në Rose Hill, vdiq sot pasi u rrëzua brenda kullës së Keating Clock në orët e hershme të mëngjesit”, shkroi Presidenti i shkollës Joseph McShane në një letër dërguar studentëve të dielën mbrëma dhe e publikuar nga NY Post.

“Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar humbjen e dikujt kaq të ri dhe plot premtime – dhe vetëm javë nga diplomimi, Fordham do të japë një diplomë bachelor në Sydney pas vdekjes, që ne do t’ia prezantojmë prindërve të saj në kohën e duhur”, shkruante ai.

Zyrtarët e shkollës i konfirmuan letrën NY Post.

Monfries, 22, ka gjetur vdekjen derisa po tentonte të realizonte një fotografi nga kulla e orës në Universitetin e Fordham në New York.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...