E konfirmon avokati i ish-presidentit peruan - Bota Sot
E konfirmon avokati i ish-presidentit peruan

Amerika

E konfirmon avokati i ish-presidentit peruan

Më: 17 prill 2019 Në ora: 17:13
Alan Garcia

Ish-presidenti i Perusë, Alan Garcia, u përpoq të bënte vetëvrasje kur policia erdhi ta arrestojë.

Ai akuzohet për marrje ryshfeti nga kompania braziliane Odebrecht, transmeton KosovaPress.

Avokati i Garcia, Erasmo Rein e konfirmoi këtë informacion për TV En. Ministria peruane e Shëndetësisë njoftoi se Garcia ishte pranuar në spital dhe kishte plagë në kokë. Operacioni i Garcia është në vazhdim dhe se gjendja e tij është delikate, thanë zyrtarët.

Ndryshe, Odebreht është në qendër të skandalit më të madh të korrupsionit në Amerikën Latine. Në vitin 2016, kompania pranoi se kishte dhënë rreth 800 milionë dollarë për ryshfete zyrtarëve në të gjithë Amerikën Latine, nga të cilat 29 milionë dollarë për peruanët për të marrë projekte të mëdha infrastrukturore.

Shumë nga politikanët janë arrestuar në Amerikën Latine për shkak të skandalit dhe shumica e tyre janë në Brazil dhe Peru.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...