Shefi i Pentagonit: Koreja V. nuk testoi raketë balistike - Bota Sot
Shefi i Pentagonit: Koreja V. nuk testoi raketë balistike

Amerika

Shefi i Pentagonit: Koreja V. nuk testoi raketë balistike

Më: 19 prill 2019 Në ora: 08:57
Patrick Shanahan

Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se një armë e re në Korenë e Veriut, e cila është testuar së voni, nuk ka qenë raketë balistike.

Patrick Shanahan, shef i ngarkuar i Pentagonit, tha se forcat amerikane në Korenë e Jugut nuk e kanë ndryshuar gjendjen e gatishmërisë.

"Është bërë një provë. Nuk ka qenë raketë balistike", tha Shanahan.

Më 17 prill, media shtetërore në Korenë e Veriut raportoi se udhëheqësi i këtij vendi, Kim Jong Un, ka mbikëqyrur testimin e një arme të re taktike me "kokë të fuqishme bërthamore".

Arma u cilësua si kontribut "me rëndësi të madhe" në arsenalin e Koresë së Veriut.

Prova ka gjasa t'i rrisë tensionet me Shtetet e Bashkuara, edhe pse presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Koreja e Veriut i ka pezulluar testet raketore dhe bërthamore.

Trump është takuar dy herë me Kimin, ndërsa takimi i dytë, i mbajtur në Hanoi në muajin shkurt, ka përfunduar pa marrëveshje, pasi Shtetet e Bashkuara kanë këmbëngulur në çarmatosjen e plotë bërthamore të Koresë së Veriut, përpara se t'i lehtësonin sanksionet kundër saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...