Vajza 11 vjeçare vdes pasi lan dhëmbët - Bota Sot
Vajza 11 vjeçare vdes pasi lan dhëmbët

Amerika

Vajza 11 vjeçare vdes pasi lan dhëmbët

Më: 20 prill 2019 Në ora: 09:13
Ilustrim

Në West Covina, të Kalifornisë, një vajzë 11 vjeçare vdiq pasi lau dhëmbët. Mamaja e vajzës thotë se e bija ‘vdiq nga pasta e dhëmbëve’.

Në fakt, vogëlushja ka patur alergji fatale, e cila u provokuan ga kolinozi, me bazë qumështi, element ushqimor ky ndaj të cilit vajza ishte shumë alergjike.

Nëna e vogëlushes Denise Saldate, Monique Altamirano, ka treguar se e bija po lante dhëmbët në tualet në shtëpi bashkë me motrën 15 vjeçare, kur kjo e fundit doli nga banjo duke qarë dhe duke thënë se Denisë nuk arrinte më dot të merrte frymë.

Nëna tregon se kur hyri në tualet, pa vogëlushen me buzë blu. Në këtë situatë, ajo telefonoi menjëherë urgjencën teksa përpiqej t’i jepte frymë gojë më gojë, por fatkeqësisht Denisë vdiq nga mbytja.

Prindërit e vogëlushes nuk e kishin lexuar me vëmendje etiketën e kolinozit në të cilën shkruhej se kishte një proteinë me prejardhje qumështi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...