SHBA heq sanksionet ndaj një gjenerali të Venezuelës - Bota Sot
SHBA heq sanksionet ndaj një gjenerali të Venezuelës

Amerika

SHBA heq sanksionet ndaj një gjenerali të Venezuelës

Më: 8 maj 2019 Në ora: 09:12
Ilustrim

SHBA’ja ka hequr sanksionet ndaj një gjenerali të lartë të Venezuelës. Kjo pasi që ai dezertoi prej anës së Maduros dhe i ndihmoi opozitës që të marrë pushtetin javën e kaluar.

Zëvendës presidenti Mike Pence tha në një fjalim që sanksionet financiare janë larguar për gjeneralin Manuel Figuera, që ishte shei i spiunazhit. Ky akt i SHBA’së mendohet që do inkurajojë edhe anëtarë tjerë të ushtrisë që të distancohen nga mbështetja e Maduros.

Figuera ishte i vetmi njeri nga brenda regjimit të Maduros që ka dezertuar. Por SHBA pretendon që ka shumë të tjerë duke përfshirë edhe ministrin e mbrojtjes Vladimir Padrino që po punojnë për të larguar Nicolas Maduron nga pushteti prej që ai fitoi zgjedhjet shumë kontraverse të shkurtit të këtij viti.

Derisa Maduro po mundohet të joshë ushtrinë venezueliane që është edhe shtylla e administratës socialiste, Maduro dhe të afërmit e tij po i kundërvihen opozitës.

Të martën gjykata më e lartë e vendit ka hapur hetime kriminale ndaj gjashtë deputetëve të opozitës. Akuzat që janë përmbi kët deputetë kanë të bëjnë me tradhti ndaj vendit dhe inicimi i trazirave.

Më shume se 3 milionë shtetas të Venezuelës kanë lëshuar vendin në vitet e fundit si pasojë e rënies drastike të ekonomisë dhe mungesës së ushqimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...