Presidenti Trump “shumë i befasuar” nga thirrja për të dëshmuar e djalit të tij - Bota Sot
Presidenti Trump “shumë i befasuar” nga thirrja për të dëshmuar e djalit të tij

Amerika

Presidenti Trump “shumë i befasuar” nga thirrja për të dëshmuar e djalit të tij

Më: 9 maj 2019 Në ora: 23:42
Donald Trump Jr.

Presidenti Donald Trump u shpreh sot se është “shumë i befasuar” që Komisioni i Senatit për Çështjet e Zbulimit, i udhëhequr nga republikanët, ka thirrur për të dëshmuar djalin e tij të madh, Donald Trump Jr.

Komisioni kërkon dëshmi të mëtejshme në lidhje me hetimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

“Djali im është një njeri shumë i mirë”, u tha Presidenti Trump gazetarëve të mbledhur në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se hetimet e Prokurorit të Posaçëm Mueller e kishin shfajësuar atë vetë plotësisht.

Presidenti saktësoi se djali i tij ka dëshmuar tashmë për “gati 20 orë”.

Nuk është bërë ende e qartë nëse Trump Jr. do të përmbushë detyrimin e paraqitjes, megjithëse komisioni që ka dërguar fletëthirrjen është i udhëhequr nga republikanët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...