Pompeo: Takimi me kancelaren Merkel do të bëhet

Amerika

Pompeo: Takimi me kancelaren Merkel do të bëhet

Më: 14 maj 2019 Në ora: 16:48
Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se vizita e tij e anuluar së fundmi me kancelaren gjermane Angela Merkel do të bëhej.

“Po. Më vjen keq që nuk munda të takoj kancelaren Merkel dhe homologun tim, Heiko Maas”, tha Pompeo për CNBC.

“Ne i kemi riprogramuar mbledhjet tashmë, janë kthyer në agjendë”, tha ai.

“Jam i bindur se do të takohemi në javët e ardhshme, por nuk e kemi shpallur datën e saktë, megjithatë unë mendoj se tani  kemi vendosur në një ditë të përshtatshme për të dy”, shtoi Pompeo.

Pompeo anuloi në momentin e fundit vizitën në Berlin që ishte planifikuar për të martën e kaluar, sipas Departamentit të Shtetit, për çështje urgjente./Atsh/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat