Gjykata bllokon përkohësisht fondet për ndërtimit e murit në kufi me Meksikën - Bota Sot
Gjykata bllokon përkohësisht fondet për ndërtimit e murit në kufi me Meksikën

Amerika

Gjykata bllokon përkohësisht fondet për ndërtimit e murit në kufi me Meksikën

Më: 25 maj 2019 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Një gjykatës federal i Shteteve të Bashkuara e ka bllokuar përkohësisht përdorimin e fondeve të Departamentit të Mbrojtjes për ndërtimin e murit në kufirin jugor të këtij shteti me Meksikën.

Gjykatësi dha urdhër për bllokimin e përdorimit të 1 miliardë dollarëve për ndërtimin e murit në Arizona dhe Teksas, sepse një gjë e tillë nuk ishte miratuar paraprakisht nga Kongresi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shpallur më herët gjatë këtij viti gjendjen emergjente, duke thënë se atij i duhen 6.7 miliardë dollarë për ta ndërtuar këtë mur për shkaqe të sigurisë kombëtare. Ky ishte edhe një nga premtimet e tij gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.

Rreth 20 shtete dhe disa grupe për të drejtat civile kanë dorëzuar padi për këtë rast në përpjekje për t’ia bërë të pamundur presidentit shmangien e Kongresit përmes shpalljes së emergjencës kombëtare.

“Kur Kongresi refuzon kërkesën e ekzekutivit për shfrytëzim të fondeve, shfrytëzimi i tyre përmes shmangies së Kongresit nuk përkon me ndarjen themelore të parimeve të pushtetit, të cilat vlejnë nga koha e hershme e republikës sonë”, thuhet në vendimin e gjykatësit Hayëood Gilliam.

Planifikohej që ndërtimi i pengesës kufitare në dy shtete të fillojë gjatë kësaj fundjave. Pavarësisht vendimit të gjykatës, pritet që presidenti Trump të shfrytëzojë rrugë të tjera për sigurimin e fondeve, shkruan “BBC”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...