Një person i vë zjarrin vetës në afërsi të Shtëpisë së Bardhë

Amerika

Një person i vë zjarrin vetës në afërsi të Shtëpisë së Bardhë

Më: 29 maj 2019 Në ora: 20:27
Shtepia e Bardhe

Një person i ka vënë zjarrin vetës afër lëndinës së Shtëpisë së Bardhë në Uashington ditën e sotme.

Menjëherë pas kësaj, shërbimet emergjente kanë nxituar në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar rrugët pranë rezidencës së Donald Trump.

Gjendja shëndetësore e personit ende nuk dihet, ndërsa Shtëpia e Bardhë ende nuk ka dhënë ndonjë koment zyrtar në lidhje me incidentin.

Shërbimi Sekret konfirmoi se një njeri kishte vënë vetën në zjarrë, i cili u ndihmua nga Shërbimin e Parkut Kombëtar për t’i ofruar trajtim mjekësor.

Presidenti Donald Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë përgjatë kohës së incidentit, njoftoi një gazetar i CNN në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat