Trump kërcënon Meksikën me tarifa shtesë

Amerika

Trump kërcënon Meksikën me tarifa shtesë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 14:34
Donald Trump

Presidenti Donald Trump ka thënë këtë të hënë se Shtetet e Bashkuara ta Amerikës kanë nënshkruar një pjesë të marrëveshjeve për migracionin dhe sigurinë me Meksikën e cila duhet të ratifikohet nga ligjvënësit meksikanë.

Ai nuk ka dhënë detaje më shumë rreth kësaj por ka kërcënuar që nëse Kongresi i Meksikës nuk e miraton planin, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

“Ne kemi nënshkruar të gjitha dokumentet e një pjese tjetër të rëndësishme të migracionit dhe sigurisë me Meksikën, atë të cilën SHBA e ka kërkuar për shumë vjet. Ajo do të zbulohet në të ardhmen e afërt dhe do të ketë nevojë për votim nga organi ligjvënës i Meksikës”, ka thënë Trump.

“Ne nuk parashikojmë ndonjë telashe në votim, por nëse miratimi nuk bëhet në afatshkurtër me ndonjë arsyetim, atëherë do të vendosen tarifa”.

Muajin e kaluar, Trump kërcënoi me 5% tarifa në produktet meksikane. Obligimet do të rriteshin çdo muaj derisa ato do të arrinin në 25% në muajin tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat