Intensifikohet gara e kandidatëve demokratë presidencialë në Ajova

Amerika

Intensifikohet gara e kandidatëve demokratë presidencialë në Ajova

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 18:23
SHBA

Shteti qendror i Ajovas është fokusi i garës për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020, prandaj kandidatët e shumtë demokratë që kërkojnë emërimin e e partisë së tyre po bëjnë fushatë në 99 distriktet e tij. Ata po përpiqen të përmirësojnë shanset e tyre para debateve të kësaj vere. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabaugh na njeh me shpresat dhe shqetësimet e votuesve të partisë demokrate që do të zgjedhin një kandidat në votimet brenda partisë në Ajova fillim të vitit 2020.

Nga sallat e vallëzimit tek ato të birrës, fushata për emërimin e kandidatit të partisë demokrate ka filluar në shtetin e Ajovas.

Objektivi i kandidatëve të shumtë është një temë, ose më saktë një person: Donald Trump.

Por përpara se të sfidojnë Presidentin Trump në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit 2020, kandidatët duhet të fitojnë mbështetjen e demokratëve të Ajovas, si Michael Ryan. Ajova është gara e parë në fillim të vitit 2020, ku votuesit zgjedhin kandidatin demokrat që do të sfidojë zotin Trump.

“Jam gati për dikë të ri që ta marrë këtë rol”, thotë ai.

Kjo është arsyeja që ai po mbështet kryebashkiakun 37 vjeçar të qytetit South Bend të Indianës, Pete Buttgieg, i pari kandidat kryesor presidencial homoseksual.

“Sepse është i ri, elokuent dhe sjell risi”.

“Mendoj se gratë duhet të jenë të përfaqësuara”, thotë Beverly Hannon, ish-senatore e Shtetit të Ajovas.

“Unë u zgjodha në vitin 1984 në grupin demokrat të Senatit të Ajovas. Isha e vetmja grua mes 29 burrave.”

Ajo thotë se është e inkurajuar nga numri rekord i grave që po kandidojnë nga garën presidenciale demokrate. Por ajo mbështet senatorin e Vermontit, Bernie Sanders që identifikohet si socialist demokrat.

“Mendoj se është skanadaloze që nuk kemi kujdes shëndetësor universal dhe kjo është një nga arsyet që na pëlqen Bernie.”

Për votuesen nga Cedar Rapids, Teresa Kyle, ka vetëm një çështje me rëndësi në 2020-ën.

“Rroga minimale duhet të jetë 15 dollarë.”

Ajo beson se ish-nënpresidenti Joe Biden, që kryeson garën në anketat e hershme, është kandidati më i mirë për ta plotësuar një gjë të tillë.

“Ai po lufton për rrogën minimale dhe shpresojmë edhe për strehimin”.

Ndërsa votuesit e partisë demokrate të Ajovas janë të ndarë lidhur me kandidatin që duhet të zgjedhë partia e tyre, shumica thonë se në ufnd të fundit do të mbështesin atë që do të emërohet dhe janë të bashkuar në kundërshtimin e tyre ndaj Presidentit Trump.

“Mendoj që Donald Trump ka qenë një katastrofë për vendin”, thotë Beverly Hannon.

“Vërtet do të doja që të ktheheshim në pikën ku të ishte dikush më i respektueshëm në Shtëpinë e Bardhë, që e respekton presidencën që punon për të gjithë që nuk shan njerëzit”, thotë Michael Ryan.

Rruga për në Shtëpinë e Bardhë kalon nga Ajova për demokratët, me zgedhjet më 3 shkurt 2020, ku votuesit do të zgjedhin kandidatin e tyre, Por cilido që të fitojë mes demokratëve do të përballet me një betejë të vështirë në kutitë e votimit në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor 2020 në Ajova, një shtet i lëkundur ku presidenti Trump dhe republikanët fituan bindshëm në zgjedhjet e vitit 2016./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat