Shtëpia e Bardhë “në rrethim”, shkak një paketë e dyshimtë

Amerika

Shtëpia e Bardhë “në rrethim”, shkak një paketë e dyshimtë

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 09:45
Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë u vendos “në rrethim” për shkak të një hetimi për një paketë të dyshimtë aty pranë, sipas raporteve.

Sipas mediave të huaja, paketa ishte në Penn Avenue aty pranë dhe zyrtarët e Shërbimit Sekret të SHBA-së thanë se ishin “duke iu përgjigjur një incidenti që përfshinte një paketë të dyshimtë”.

Ndërkohë një numër gazetarësh në Uashington e përshkruan rezidencën si të mbyllur dhe thanë se po mblidheshin në një dhomë informimi të hënën pasdite.

Megan Pratz, një gazetar për Cheddar, tha: “Ne jemi të mbyllur këtu. Ne nuk mund të shohim shumë, por oficerët e Shërbimit Sekret thjesht kanë kaluar nëpër lëndinë”.

Ajo më vonë shtoi: “Pavarësisht njoftimit të Zyrës Ovale nga Presidenti, Shtëpia e Bardhë është ende e mbyllur”.

Ndërsa në një përditësim nga Shërbimi Sekret i SHBA-së, i postuar në Twitter, është thënë: “Zyrtarët e Divizionit të Shërbimit Sekret janë duke iu përgjigjur një incidenti që përfshin një paketë të dyshimtë të vendosur në Pennsylvania Ave. Trafiku i këmbësorëve është i mbyllur përgjatë Pensilvania Ave, në mes të rrugëve 15 dhe 17 përfshirë edhe Lafayette Park”.

Shërbimi më vonë tha se paketa ishte deklaruar si jo e rrezikshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat