Stephanie Grisham do të jetë Sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë

Amerika

Stephanie Grisham do të jetë Sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 08:15
Stephanie Grisham

Stephanie Grisham do të jetë Sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

Ajo do të zëvëndësojë në këtë detyrë Sarah Sanders, e cila dha dorëheqje para disa ditësh.

Grisham ka qenë pjesë e stafit të Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Melanie Trump.

Lajmin për emërimin e Grisham si Sekretare të Shtypit e bëri Zonja e Parë Melanie Trump, përmes një postimi në Twitter.

“Nuk mund të mendoj për një person më të mirë për t’i shërbyer administratës dhe vendit tonë”, shkroi Trump.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se zonja Grisham është “fantastike” dhe se e ka pranuar detyrën e re të martën.

“Stephanie ka qenë me mua që nga fillimi”, tha Trump.

Zonja Grisham, ka punuar për familjen Trump që nga viti 2015.

Ajo do të shoqërojë Presidentin e SHBA Donald Trump në rolin e saj të ri në udhëtimin e tij në Japoni dhe Kore Jugore këtë javë, njoftoi CNN. Zonja Grisham do të shërbejë si Sekretare e Shtypit dhe drejtore e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat