Stërmbushen qendrat e imigrantëve në Shtetet e Bashkuara

Amerika

Stërmbushen qendrat e imigrantëve në Shtetet e Bashkuara

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 10:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sipas një raporti të brendshëm vëzhgues, qendrat e ndalimit për imigrantë në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të stërngarkuara në masë të rrezikshme dhe kërkohet që autoritetet të marrin masa për këtë situatë.

Në disa fotografi të publikuara shihet se si 51 gra imigrante janë vendosur në një qeli të ndërtuar për 40 burra, ndërsa 71 burra janë vendosur në një qeli të paraparë për 41 gra. Këta persona janë duke qëndruar në këto hapësira qe një javë, ndërsa ka njerëz të tjerë që janë duke u mbajtur të ndaluar për më shumë se një muaj.

Një menaxher i një qendre të ndalimit tha se kjo gjendje është si një bombë e kurdisur. “Jemi të shqetësuar. Qëndrimi i zgjatur dhe stërmbushja e qendrave paraqesin rrezik të menjëhershëm për shëndetin dhe sigurinë e zyrtarëve dhe personave të ndaluar”, thuhet në raportin e inspektorëve.

Këta inspektorë i vizituan shtatë qendra të ndalimit në Rio Grande të Teksasit. Ata morën vesh se 30 për qind e fëmijëve janë mbajtur në këto kampe më shumë sesa limiti prej 72 orësh. Disa prej tyre nuk kishin mundësi për t’u pastruar, nuk ushqeheshin me ushqim të ngrohtë dhe kishin pak qasje në rroba të pastra.

Në këtë raport thuhet se kushtet në qendrat e ndalimit bien drejtpërdrejt në kundërshtim me standardet e autoriteteve doganore dhe kufitare të Shteteve të Bashkuara dhe i bënë thirrje Departamentit të Sigurisë së Atdheut që të marrë masa të menjëhershme për ta zgjidhur problemin e stërngarkimit të këtyre qendrave, shkruan “BBC".

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat