SHBA-ja sanksionon tre udhëheqës të Hezbollahut - Bota Sot
SHBA-ja sanksionon tre udhëheqës të Hezbollahut

Amerika

SHBA-ja sanksionon tre udhëheqës të Hezbollahut

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 21:17
Flamuri amerikan

Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara, shtoi tri figura kryesore të Hezbollahut, në listën e individëve të sanksionuar.

Emrat përfshijnë dy anëtarë të parlamentit libanez, Amin Sherri dhe Muhamed Hasan Raad, dhe një zyrtar të sigurisë, Wafiq Safa, përgjegjës për kordinimin e agjencive të sigurisë së Libanit dhe Hezbollahut.

Kjo është hera e parë që administrata amerikane i vendos në listën e sanksioneve anëtarët e parlamentit të Libanit.

Uashingtoni e ka shpallur Hezbollahun si një grup terrorist.

Një zyrtar i administratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili i informoi gazetarët mbi sanksionet, tha se Shtetet e Bashkuara dëshironin që emërtimet të kenë një "efekt të frikshëm" ndaj kujtdo që bën biznes me Hezbollahun.

Sanksionet përfshijnë bllokimin e çdo pasurie që ata mund të mbajnë në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu kufizon aftësinë e tyre për të hyrë në sistemin financiar të SHBA.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...