Joe dhe Jill Biden kanë fituar mbi 15 milionë dollarë që nga viti 2017 - Bota Sot
Joe dhe Jill Biden kanë fituar mbi 15 milionë dollarë që nga viti 2017

Amerika

Joe dhe Jill Biden kanë fituar mbi 15 milionë dollarë që nga viti 2017

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 09:52
Ish-nënpresidenti Joe Biden

Ish-nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe gruaja e tij kanë fituar më shumë se 15 milionë dollarë, që kur ai u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar të vitit 2017, bëhet e ditur në të dhënat e taksave, të publikuara nga fushata e tij për nominimin e Partisë Demokratike, për garën presidenciale të vitit 2020.

Dokumentet e publikuara më 9 korrik tregojnë se, shumica e të ardhurave të Joe dhe Jill Biden, erdhën nga angazhimet e fjalimeve dhe dy libra të shkruara nga ish-nënpresidenti.

Biden përfitoi 8 milion dollarë nga një marrëveshje e librave të tij. Nga turneu i vazhdueshëm publik fitoi më shumë se 4 milionë dollarë, me mbi 50 paraqitje në të gjithë vendin.

Biden gjithashtu fitoi 540,000 dollar si profesor i Qendrës “Penn Biden” të Universitetit të Pensilvanisë. Gruaja e tij, Jill Biden, fitoi të paktën 700,000 dollarë në angazhimet e fjalimeve, tregojnë të dhënat.

Kandidatët për president të SHBA-së, tradicionalisht publikojnë të dhëna tatimore për vitet e fundit.

Ish-presidentët dhe nën-presidentët shpesh marrin pagesa të mëdha për fjalimet e tyre në organizime të ndryshme pasi ata largohen nga Shtëpia e Bardhë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...