Shtëpia e Bardhë drejt finalizimit të planit ekonomik për Lindjen e Mesme - Bota Sot
Shtëpia e Bardhë drejt finalizimit të planit ekonomik për Lindjen e Mesme

Amerika

Shtëpia e Bardhë drejt finalizimit të planit ekonomik për Lindjen e Mesme

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 09:46
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner.

Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, do të udhëheqë një delegacion të SHBA-së, në një turne në Lindjen e Mesme, për të finalizuar detajet e planit të tij të propozuar të zhvillimit ekonomik, prej 50 miliardë dollarësh për palestinezët, Jordanin, Egjiptin dhe Libanin.

Kushner, pastaj i dërguari i Lindjes së Mesme, Jason Greenblatt, zyrtari i Departamentit të Shtetit, Brian Hook, dhe ndihmësi i Kushnerit, Avi Berkowitz pritet të bëjnë ndalesa në Izrael, Jordan, Egjipt, Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Një zyrtar amerikan tha se qëllimi i udhëtimit është të "vazhdojnë përpjekjet drejt finalizimit të pjesës ekonomike të planit".

Kushner ka punuar për dy vite në këtë plan, të cilin presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka quajtur “marrëveshje të shekullit".

Pjesa politike e tij ende nuk është bërë publike. Plani synon zgjidhjen e përhershme të konfliktit ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.

Gjatë muajit qershor në Bahrein u mbajt një konferencë ndërkombëtare, në të cilën përfaqësues të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare diskutuan mbi këtë plan.

Presidenti i autoritetit palestinez, Mahmud Abass, duke komentuar mbajtjen e konferencën, në të cilën nuk morën pjesë palestinezët, tha se zgjidhja politike është më e rëndësishme.

"Paraja është e rëndësishme. Ekonomia është e rëndësishme, por zgjidhja politike është më e rëndësishme”, pati deklaruar Abass.

Disa ditë pas konferencës, këshilltari Kushner tha se SHBA-ja është e gatshme të punojë me presidentin e autoritetit palestinez, Mahmud Abass.

"Abbas e dëshiron paqen, por disa njerëz rreth tij nuk janë rehat me mënyrën se si e kemi adresuar këtë çështje, dhe reagimi i tyre natyror është të sulmojnë dhe të thonë gjëra të çmendura, që nuk janë konstruktive”, u tha Kushner, gazetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...