Mbi 50 mijë banorë të Nju Jorkut mbesin pa rrymë për shkak të vapës - Bota Sot
Mbi 50 mijë banorë të Nju Jorkut mbesin pa rrymë për shkak të vapës

Amerika

Mbi 50 mijë banorë të Nju Jorkut mbesin pa rrymë për shkak të vapës

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 14:39
Ilustrim

Dhjetëra mijëra banorë të Nju Jorkut kanë mbetur pa rrymë në mëngjesin e së hënës për shkak të vapës së madhe, e cila ka shkaktuar probleme në rrjetin elektrik të këtij qyteti.

Më shumë se 50 mijë njerëz janë përballur me ndërprerje të rrymës, kryesisht në Brooklyn dhe Queens, ndërsa rreth 40 mijë nuk kanë pasur rrymë gjatë tërë mëngjesit të së hënës.

Rreth 20 mijë banorë në Brooklyn nuk kishin rrymë të dielën për shkak se kompania që e furnizon këtë pjesë me energji bëri riparime në rrjet për ta parandaluar ndonjë prishje më të madhe.

Ndërprerja e rrymës në Nju Jork ndodhi pas më shumë se një jave të ndërprerjes së rrymës në Manhattan dhe në një pjesë të lagjes “Upper West Side”, me ç’rast rreth 72 mijë njerëz kishin mbetur pa rrymë.

Një zyrtar i lartë tha se janë angazhuar 200 trupa dhe janë dërguar 100 gjeneratorë në Brooklyn për ta përmirësuar gjendjen dhe bëri thirrje që qytetarët ta ndihmojnë njëri-tjetrin, sidomos të moshuarit.

Temperatura në Nju Jork të shtunën dhe të dielën ka shkuar në 35 gradë, shkruan “Independent”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...