Dëbim duke iu shmangur gjykatës, SHBA me politika të reja për emigrantët - Bota Sot
Dëbim duke iu shmangur gjykatës, SHBA me politika të reja për emigrantët

Amerika

Dëbim duke iu shmangur gjykatës, SHBA me politika të reja për emigrantët

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 08:49
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara së shpejti do të implementojnë një politikë të re dëbimi për emigrantët që do të anashkalojë gjykatat.

Sipas rregullave të reja, çdo emigrant pa dokumente që nuk mund të provojë se ka qenë në SHBA vazhdimisht për më shumë se dy vjet mund të dëbohet menjëherë.

Deri më tani, deportimet e përshpejtuara mund të zbatoheshin vetëm për ata të burgosur pranë kufirit që kishin qenë në SHBA për më pak se dy javë.

Këto masa pritet të publikohen të martën dhe të kenë efekt të menjëhershëm në të gjithë vendin.

Kundër këtyre masave kanë reaguar grupet e të drejtave të njeriut, të cilët kanë paralajmëruar se do të kërkojnë anulimin e saj përmes gjykatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...